Kryenin manovra të rrezikshme me ‘BMW’ në rrugë, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Date:

Share post:

Manovrat e pamatura tërhoqën menjëherë vëmendjen e Policisë Rrugore dhe patrullave të Karabinierëve të Pontremoli-t, të cilët dyshuan menjëherë se drejtimi i rrezikshëm i automjetit mund të lidhej me një shoferë të dehur nga alkooli ose nën efektin e drogës.

Policia italiane ka arrestuar 2 shqiptarë në Lunigiana pasi bënë manovra të rrezikshme në rrugë. Sipas mediave italiane, e diela u shndërrua në një makth për shoferët që udhëtonin në autostradën A15 në Lunigiana, pasi një BMW gri me targa zvicerane shkaktoi panik tek automjetet e tjera, duke bërë manovra.

Sipas forcave të rendit, gjithçka filloi në orën 11:30 të paradites së së dielës, më 21 dhjetor, kur BMW-ja, e drejtuar nga njëri prej dy shqiptarëve, filloi të ecte me shpejtësi në autostradën A15, duke rrezikuar sigurinë e shoferëve të tjerë.

Manovrat e pamatura tërhoqën menjëherë vëmendjen e Policisë Rrugore dhe patrullave të Karabinierëve të Pontremoli-t, të cilët dyshuan menjëherë se drejtimi i rrezikshëm i automjetit mund të lidhej me një shoferë të dehur nga alkooli ose nën efektin e drogës.

Një patrullë e policisë rrugore vuri re mjetin dhe e ndaloi, por shoferi pak çaste më vonë u largua përsëri me shpejtësi. Më pas një makinë patrullimi e karabinierëve iu vu nga pas duke bllokuar çdo rrugë të mundshme arratisjeje.

Ndjekja përfundoi në Pianturcano, mjeti humbi kontrollin dhe u përplas me portën e një ferme, duke rrëzuar hyrjen. Oficerët e policisë ndërhynë shpejt, duke arrestuar dy personat në makinë

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...