Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Malësi të Madhe, arrestohet 5 persona, një në kërkim

Date:

Share post:

Një 35-vjeçar në Shkodër është vënë në pranga dhe një person tjetër është shpallur në kërkim për kultivimin e kanabisit.

Operacioni policor “Neonët 8” zbuloi se në fshatin Boriç i Madh ishin përshtatur 3 ambiente për kultivimin e bimës narkotike, me pajisje elektrike që furnizoheshin nga lidhjet e paligjshme.

Policia arrestoi Kol Narkajn dhe 4 punonjës të OSHEE-së që janë Valentin Kuvendaj, Xhuljano Ceraj, Faik Muselaj, Fatmir Kajoshaj, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Malësi të Madhe,

Ndërkohë vijon kërkimi për 36-vjeçarin me iniciale A.G.

Policia ka sekuestruar 771 bimë kanabisi, 6 kg e 250 gr material bimor kanabisi, 195 llamba, 21 aspiratorë dhe 20 filtra ajri që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin për shitje.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...