Plagosja në Lezhë, shënjestër e atentatit dyshohet Merando Nikulaj, u regjistrua nga kamerat e sigurisë 

Date:

Share post:

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës në Rrile të Lezhës, ku u qëllua me breshëri plumbash drejt një berberhaneje, ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci. N

ga hetimet e deritanishme rezulton se 30-vjeçari nuk ka qenë shënjestër e sulmit, ndërsa në berberhane ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, ndër ta edhe Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit. Deri në këto momente Nikulaj nuk është shoqëruar dot, për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe banesa, për ta shoqëruar dhe marrë në pyetje.

Ka dyshime të forta që 21-vjeçari Merando Nikulaj mund të jetë plagosur, për shkak se teksa largohej ai shfaqet në kamerat e sigurisë duke ecur me vështirësi. Hetimet vijojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...