Gjykata e Durrësit ka ndryshuar një pjesë të masave të sigurisë të vendosura në kuadër të hetimeve dhe operacionit policor “Eko-Toxic”, i cili lidhet me kontrabandën doganore dhe menaxhimin e paligjshëm të mbetjeve industriale.
Nga 20 persona ndaj të cilëve u ekzekutuan masa sigurimi në fazën fillestare të hetimit, për 10 prej tyre gjykata vendosi zëvendësim të masave, ndërsa për 10 të tjerë masat e sigurisë u lanë në fuqi. Aktualisht, 9 persona ndodhen në masën “Arrest në burg”, 4 në “Arrest në shtëpi”, 6 janë nën masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndërsa për një shtetase u caktua vetëm masa e detyrimit për paraqitje.
Për shtetasen Marjeta Perlala, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, Prokuroria kërkoi zbutje të masës së sigurisë, duke marrë parasysh faktin se ajo është shtatzënë, kërkesë që u pranua nga gjykata.
Ndërkohë, për shumicën e personave të përfshirë në akuzat për kontrabandë doganore, falsifikim dokumentesh dhe menaxhim të paligjshëm të mbetjeve industriale, gjykata la në fuqi masën më të rëndë të sigurisë, “Arrest në burg”.
Operacioni “Eko-Toxic” ka çuar në hetimin e një skeme të dyshuar kriminale, ku dyshohet se përmes shkeljeve të procedurave doganore dhe dokumentacionit të falsifikuar është mundësuar qarkullimi dhe depozitimi i paligjshëm i mbetjeve industriale, me rrezik të drejtpërdrejtë për mjedisin dhe shëndetin publik.
Hetimet vijojnë, ndërsa mbeten në kërkim edhe 13 persona të tjerë.
Ja masat e sigurisë:
- Shtetasi Rami Buga – dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi
- Shtetasi Shaban Hyseni- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg
- Shtetasja Mirjeta Zotaj- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi
- Shtetasi Mikail Hila- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg
- Shtetasi Nazif Bajrami- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg
- Shtetasi Andon Prifti- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg
- Shtetasi Julian Kapedani- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
- Shtetasi Indrit Likaj- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg
- Shtetasi Edmond Voda- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg
- Shtetasi Helidon Lila- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi
- Shtetasi Shkelqim Jakupi- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg
- Shtetasi Florian Çimo- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg
- Shtetasi Gazmend Sina- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg
- Shtetasja Arta Dollani- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
- Shtetasja Marjeta Perlala- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore
- Shtetasja Kledina Skëndo- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
- Shtetasja Bujana Tonçiça- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
- Shtetasja Elis Mellonashi- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
- Shtetasi Kejdi Ahmetaj- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi
- Shtetasja Iva Musa- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
©️zërionline


