Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, një automjet i drejtuar nga 23-vjeçari me iniciale S. N. ka përplasur një këmbësor, shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë.
Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
©️zërionline


