Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga digjitalizimi, drejt transformimit teknologjik me “Albanian Digital Solutions”

Date:

Share post:

Shqipëria ka kursyer rreth 600 miliardë lekë nga procesi i transformimit digjital të shërbimeve publike, sipas Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila prezantoi sot strukturën e re “Albanian Digital Solutions (ADS)”, në një aktivitet ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Ibrahimaj tha se digjitalizimi ka ndryshuar mënyrën e funksionimit të administratës publike, duke e kthyer Shqipërinë në një nga modelet më të avancuara të qeverisjes elektronike në rajon dhe më gjerë, ndërsa theksoi se vetëm përmes portalit e-Albania ofrohen aktualisht 1278 shërbime për qytetarët dhe bizneset.

Sipas saj, sistemi numëron 3.4 milionë përdorues dhe deri tani janë kryer 58 milionë shërbime elektronike dhe janë gjeneruar 48 milionë dokumente digjitale, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 janë ofruar 17 milionë shërbime publike.

Ministrja bëri të ditur se infrastruktura shtetërore digjitale përfshin 72 sisteme që ndërveprojnë në kohë reale, 70 baza të dhënash të integruara dhe rrjetin GovNet që lidh 140 institucione qendrore dhe qindra institucione vendore, ndërsa mbi 168 mijë përdorues biznesi dhe individë përdorin nënshkrimin elektronik për shërbime të ndryshme.

Sipas Ibrahimajt, kursimet e mëdha për qytetarët dhe bizneset vijnë nga ulja e kostove, shmangia e pritjeve në sportele dhe eliminimi i procedurave burokratike, ndërsa ajo theksoi se digjitalizimi ka sjellë edhe më shumë transparencë dhe ulje të hapësirave për korrupsion.

“Sa më pak kontakt fizik me administratën dhe sa më shumë procese të automatizuara, aq më i ulët është rreziku për vonesa dhe praktika abuzive”, u shpreh ajo.

Në fokus të deklaratave të saj ishte edhe krijimi i ADS-së, që sipas ministres shënon një fazë të re në zhvillimin e shtetit digjital shqiptar, ku AKSHI do të ketë rol strategjik dhe monitorues, ndërsa ADS do të fokusohet në zhvillimin dhe mirëmbajtjen operacionale të sistemeve digjitale.

Ibrahimaj tha se synimi është që Shqipëria të mos jetë vetëm përdoruese e teknologjisë, por edhe eksportuese e zgjidhjeve digjitale, duke krijuar një industri të re ekonomike në fushën e GovTech.
Ajo prezantoi gjithashtu planet për përdorimin e inteligjencës artificiale në prokurimet publike, ku sistemet e reja do të ndihmojnë në hartimin e dokumentacionit, llogaritjen e fondeve limit dhe monitorimin e procedurave në kohë reale, me synimin për krijimin e një sistemi tërësisht të automatizuar.

Në fund, ministrja përmendi edhe nismën “Innovation for Albania”, që synon bashkëpunimin mes administratës, startup-eve dhe universiteteve, ndërsa theksoi se ekosistemi shqiptar i startup-eve është ndër më me rritjen më të shpejtë në Europë, me një vlerë që ka arritur në 606 milionë dollarë dhe ambicie për ta kthyer Shqipërinë në një qendër rajonale të inovacionit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...