Eslin Kurti ngre lart emrin e Durrësit, fiton Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmijë dhe siguron biletën për në Junior Eurovision

Date:

Share post:

Durrësi ka një arsye të madhe për t’u krenuar. Eslin Kurti, 13-vjeçarja e talentuar dhe nxënëse e shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, është shpallur fituese e edicionit të 64-t të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë me këngën “Kërce me mua”, duke fituar njëkohësisht të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2026, që do të zhvillohet në Maltë.

Festivali i përvitshëm, i mbajtur në Shkodër për tre netë radhazi, solli në skenë 31 krijime të reja muzikore dhe mblodhi talentet më premtuese të muzikës për fëmijë nga mbarë trojet shqiptare. Në një atmosferë plot emocion, energji dhe duartrokitje, ishte pikërisht interpretimi i Eslin Kurtit që rrëmbeu vlerësimin maksimal të jurisë dhe publikut. 

Menjëherë pas shpalljes së fitores, Eslin ndau emocionet e saj me një mesazh plot entuziazëm dhe përgjegjësi për sfidën e radhës.
“Ju premtoj që do ta bëj skenën e Junior Eurovision në Maltë të tundet fort nga muzika dhe performanca ime. Faleminderit që ma besuat mua këtë mision arti kaq të bukur. Ju dua shumë”, u shpreh ajo.

Triumfi i Eslinit është jo vetëm një sukses personal, por edhe një vlerësim për punën e vazhdueshme të shkollës artistike “Jan Kukuzeli” dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në formimin e talenteve të rinj. Tashmë, sytë janë drejt Maltës, ku 13-vjeçarja do të mbajë mbi supe përfaqësimin e Shqipërisë në një nga skenat më të rëndësishme muzikore për fëmijë në Evropë.

Ndërkohë, Shkodra konfirmoi edhe një herë rolin e saj si kryeqendra e këngës për fëmijë në vend. Festivali, me një histori prej më shumë se gjashtë dekadash, vazhdon të mbetet një trampolinë e rëndësishme për artistët e rinj, duke promovuar krijimtarinë, talentin dhe dashurinë për muzikën.

Për Eslin Kurtin, fitorja në Shkodër është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri artistik, ndërsa për publikun shqiptar ajo tashmë është shpresa që do të ngjitet në skenën e Junior Eurovision me synimin për të sjellë një paraqitje dinjitoze dhe plot energji për Shqipërinë. 

Suksese Eslin!

V.Q.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...