Ksamil/ Kapet Vis Korçari, Përplasi makinat e policisë për t’i shpëtuar kapjes

Date:

Share post:

34-vjeçari nga Elbasani, Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur ndryshe si Vis Korçari, është ndaluar natën e djeshme pas një operacioni të përbashkët të forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë.

Sipas burimeve policore, efektivët e Tiranës ishin vënë në ndjekje të tij dhe e kanë lokalizuar gjatë ditës së djeshme në Ksamil. Rreth orës 22:30 është organizuar operacioni për kapjen e tij, në bashkëpunim me agjentë civilë të sektorit të Krimeve në Sarandë.

Sapo ka diktuar praninë e forcave të policisë, Çaushllari ka kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij, duke përplasur dy mjete civile të policisë dhe duke arritur fillimisht të arratiset.

Pas incidentit, është organizuar ndjekja e tij, ndërsa nga Saranda janë angazhuar edhe forca të FNSH-së. Pak kohë më pas, falë kërkimeve intensive, 34-vjeçari u lokalizua pranë një biznesi privat në aksin rrugor Ksamil-Butrint, ku edhe u vu në pranga.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe automjeti që ai përdorte, i cili rezulton të jetë në pronësi të vëllait të tij.

Ende nuk dihen zyrtarisht arsyet e ndalimit të Elvis Çaushllarit, por burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se ai kërkohej në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Çaushllari njihet si një person i përfshirë në përplasjet mes grupeve kriminale në Elbasan dhe ka precedentë penalë. Ai u arrestua në vitin 2022 nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, por u lirua një vit më vonë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

U mbyt dje në plazhin e Durrësit, përcillet sot për në banesën e fundit vogëlushi 11-vjeçar

11-vjeçari nga Berati, Ardit Muçogllava, i cili u mbyt ditën e djeshme në plazhin e Durrësit, është përcjellë...

Nga BIG te 51N4E, emrat e mëdhenj të arkitekturës garojnë sot për kampusin e UAMD

Durrësi është sot në qendër të një prej proceseve më ambicioze për të ardhmen e arsimit të lartë...

Ekspozita e Edmond Hysit në Durrës, Një udhëtim artistik mes abstraktes dhe identitetit krijues

Galeria e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” hapi dyert për ekspozitën personale të piktorit Edmond Hysi, një prej emrave...

Ndryshime në qarqe në Policinë e Shtetit

Skënder Hita firmos valën e radhës të ndryshimeve në Policinë e Shtetit pas përfundimit të konkursit për drejtuesit...