Plagos me thikë bashkëshorten në Durrës, policia në kërkim të 40-vjeçarit

Date:

Share post:

Një grua 32-vjeçare ka mbetur e plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 16/1 të Durrësit, pas një konflikti të dyshuar në banesë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se autori është bashkëshorti i saj, shtetasi Xhoni Karaj, 40 vjeç, i cili, pas konfliktit për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës.

E plagosura është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 40-vjeçarin dhe po kryejnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...