Vodhi me dhunë në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari që ishte në “arrest shtëpie”

Date:

Share post:

Një 45-vjeçar me precedent të theksuar për vjedhje është arrestuar vetëm pak orë pasi dyshohet se vodhi me dhunë një shumë parash në një farmaci në Durrës.

Sipas Policisë, operacioni i koduar “Reagimi” u zhvillua menjëherë pas kallëzimit të punonjëses së farmacisë, e cila denoncoi se një person kishte marrë me forcë paratë në ambientet e biznesit, në lagjen nr. 12.

Nga veprimet e shpejta hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës identifikuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale Gentian Gjyzeli, 45 vjeç, banues në Durrës.

Policia bën me dije se 45-vjeçari ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata për një tjetër vjedhje, por kishte thyer këtë masë për të kryer krimin e ri.

Hetimet vijojnë për të verifikuar nëse ai është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, njofton Policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...