Krimi i paralajmeruar/ RENEA rrethon zonën, 35-vjeçar liron ish-të fejuarën Rozalinda që e mori peng pas krimit në familje.“Hajdeni se do t’ju vras të gjithëve”/ Vrasja e 58-vjeçarit në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Autori është arrestuar tri herë dhe u lirua nga prokuroria

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht, në Roskovec. Një 35-vjeçar Refit Buzi dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç, Kosta Plaka si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij të cilën e mori peng, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.
“Dëgjuam një zhurmë, që bërtisnin brenda. Ai thoshte: “Hajdeni se do t’ju vras të gjithëve.” Pastaj njoftuam policinë dhe ajo erdhi. Ai ishte i armatosur. Doli nga mbrapa shtëpisë, nga dritarja. Kishte lënë makinën. Mori edhe vajzën dhe iku. Është arrestuar tri herë dhe më pas ka dalë.

Vajti në Tiranë për armë, e futën brenda dhe e nxorën pas një muaji. Këtu ishte në arrest shtëpie, sepse kërcënonte. I thoshte vajzës: “Ti nuk e bën jetën pa mua. Unë do t’ju vras të gjithëve.” Vrasja ishte e paramenduar. Kur vajta brenda, i gjeta të dy të shtrirë”, u shpreh vëllai i viktimës.

Autori i dyshuar Refit Buzi ka qenë emigrant në Angli, por kishte pak kohë që ishte kthyer në Roskovec.

Në zonë ai njihej si njeri problematik. Policia dhe grupi hetimor kanë ngritur pika kontrolli për lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

“Ka ndodhur që në 05:00. Ata kanë qenë të dashuruar, por nuk ka pranuar familja. Ka qenë arrest shtëpie ai zotëria që bëri aktin. Ka pasur problemet e tij edhe ai. Ka qenë në arrest shtëpie. Është bërë denoncim nga familja. Donte ta merrte me forcë. Bashkëjetuan, por u ndanë. Kanë pasur shtëpi në Tiranë. Ai mund të vras edhe gocën mbase, ne i trembemi një akti të tillë”, tha një tjetër i afërm i familjes Plaka.

Autori i dyshuar, i rrethuar nga forcat e policisë, e la të lire shtetasen Rozalinda Plaka, ish-e fejuara e tij, që e mori peng pas krimit, teksa po negociohet nga policia që ai të dorëzohet. .

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...