Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në afërsi të fshatit Mazhë të Krujës, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Pas përplasjes dy mjetet përfunduan jashtë rruge.
Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë një grua, e cila është transportuar te Spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar dëmtime më të lehta.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe menaxhimin e qarkullimit.
©ZëriOnline


