Krim në dhomën e gjumit në Kosovë/ Vritet 25-vjeçarja shtatzënë

Date:

Share post:

Një 25-vjeçare humbi jetën dhe burri i saj mbeti i plagosur rëndë në rrethana ende të paqarta, mbrëmjen e kaluar. Detaje të reja dalin në dritë mbi ngjarjen.
Mediat në Kosovë raportojnë se dyshohet që bashkëshorti ka qëlluar me armë gruan e tij, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe humbi më pas jetën rrugës për në spital.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi deklaroi se pas njoftimit për të shtëna me armë njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona të plagosur, një burrë dhe bashkëshortja e tij.

Policia e Kosovës konfirmoi se gjeti në një dhomë gjumi çiftin e plagosur.

Të dy u transportuan drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit të QKUK-së, rreth orës 00:15 të 24 gushtit, në Qendrën Emergjente u pranuan dy persona nga rajoni i Malishevës.

“Një prej personave të pranuar, femër, 25-vjeçare, ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. Gruaja, e cila sipas raportimeve ishte shtatzënë, nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, 26 vjeç, u dërgua në spital me plagë armë zjarri dhe vijon të marrë trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore raportohet si shumë e rëndë.

Në vendngjarje, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Për rastin është angazhuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin.

Rasti po hetohet si “vrasje e rëndë”, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim, në varësi të zhvillimit të hetimeve.

Ngjarja ka tronditur komunitetin në Malishevë, ndërsa detajet e plota mbi atë që ka ndodhur brenda banesës mbeten ende nën hetim.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Incidenti gjatë ekskursionit në Mal të Zi, lirohen 4 gjimnazistët e Durrësit

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë lënë të lirë nga policia malazeze, pas...

Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...