Sofia Moreira de Sousa merr detyrën si ambasadore e re e BE-së në Shqipëri

Date:

Share post:

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka nisur zyrtarisht detyrën, duke i paraqitur letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

Moreira de Sousa do të përfaqësojë Bashkimin Evropian në Shqipëri dhe do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë për katër vitet e ardhshme. Ajo e mban këtë detyrë që prej 1 shtatorit 2026.

Pas ceremonisë, ambasadorja e re e cilësoi detyrën një nder, ndërsa e vuri theksin te momenti vendimtar në të cilin ndodhet procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.

“Rruga e Shqipërisë drejt BE-së ka arritur në një fazë vendimtare, me të gjitha grup-kapitujt të hapur dhe tre kapitujt e parë tashmë të mbyllur”, deklaroi ajo, duke shtuar se anëtarësimi nuk duhet parë vetëm përmes kapitujve të negociatave, por edhe përmes përmirësimit të jetës së qytetarëve.

“Së bashku me ekipin tim, pres me padurim të punoj ngushtë me autoritetet shqiptare dhe me të gjithë partnerët, në koordinim me Shtetet Anëtare të BE-së, për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian dhe për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh Moreira de Sousa.

Ambasadorja portugeze vjen në këtë detyrë me një karrierë prej më shumë se dy dekadash në çështjet evropiane, me fokus të veçantë në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Përpara emërimit në Shqipëri, ajo drejtoi Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Portugali, ndërsa më herët ka shërbyer si ambasadore e BE-së në Republikën e Kepit të Gjelbër dhe zëvendësambasadore në Afrikën e Jugut.

Eksperienca e saj përfshin gjithashtu punën në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, marrëdhëniet e BE-së me Rusinë dhe Ukrainën, si dhe përfshirjen në procesin e ndërmjetësimit gjatë Revolucionit Portokalli në Ukrainë në vitin 2004. Ajo ka studiuar drejtësi në Portugali dhe ka një diplomë LLM në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Universiteti i Hamburgut.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...