GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Date:

Share post:

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit, për dosjen “Revanshi”, e cila zbardhi 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

SPAK kërkoi 21 vite burg për Durim Bamin, por GJKKO e dënoi me 10 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar .

Dënimet nga GJKKO për 7 të pandehurit janë si më poshtë:

-Jozi Kraja 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg
-Aldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli)  7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg
-Oltion Zefi 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite burg
-Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në    8 vite burg
-Henerigert Mitri 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite e 4 muaj burg
-Durim Bami 16 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite e 8 muaj burg
-Altin Morina 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg

Njoftimi i  SPAK: 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Oltion Zefi, Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), Henerigert Mitri, Durim Bami dhe Altin Morina.”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Alma Kodraliu, Engjëllushe Tahiri dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 66, datë 14.09.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jozi Kraja, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B dhe V.B, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 6 (gjashte) vite burgim;

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jozi Kraja, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;

3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Jozi Kraja me 7 (shtatë) vite burgim.

4. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Jozi Kraja me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

5.Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Jozi Kraja fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B dhe V.B, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim;

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;

8. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli) me 7 (shtatë) vite burgim.

9. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli) me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

10. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli) fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltion Zefi, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vite burgim;

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltion Zefi, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim;

13. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Oltion Zefi me 15 (pesëmbedhjetë) vite burgim.

14. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Oltion Zefi me 10 (dhjetë) vite burgim.

15. Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Oltion Zefi të kryhet në burg të sigurisë së lartë, pasi ky i pandehur të arrestohet për efekt të ekzekutimit të vendimit.

16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim;

17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;

18. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

19. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) me 8 (tetë) vite burgim.

20. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin pandehurin Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 1, dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim;

22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim; 23. Deklarimin fajtor të të pandehurit Henerigert Mitri, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 1 (një) vit burgim;

parashikuar nga nenet 284 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim;

31. Deklarimin fajtor të të pandehurit Durim Bami, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike, si dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim;

32. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Durim Bami me 16 (gjashtëmbedhjetë) vite burgim.

33. Bazuar në nenin 406 të K.Pr. Penal, dënimin e të pandehurit Durim Bami me 10 (dhjetë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

34. Llogaritja e dënimit me burgim për të pandehurin Durim Bami fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

35. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Morina, për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 284, paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale të “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal si dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim;

luftarak me kapsollë të pa goditur, të mbetur pas ekspertimit, konkretisht: 1. Pistoleta me mbishkrim “****”, me numër “****”; 2. Një krëhër pistolete dhe 7 (shtatë) fishekë luftarak me kapsollë të pa goditur, të mbetur pas ekspertimit teknik arme dhe fishekësh Nr **** datë 08.05.2025;

43. Në bazë të nenit 485 të K. Pr. Penale, t’u ngarkohen solidarisht të pandehurve shpenzimet proceduriale të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe ato të kryera në gjykim. 44. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...

Nafta “djeg” xhepat e shqiptarëve/ Më e shtrenjta në Europë në raport me të ardhurat

Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale është edhe...