Fier/Arrestohet ish-kreu i Kadastrës dhe një biznesmen ndërtimi, dyshohet se falsifikuan dokumente pronësie

Date:

Share post:

Ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko janë arrestuar nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Fierit. Burime bëjnë të ditur se prangosja e tyre është kryer në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve të pronësisë në Seman.

Shehu dhe Hasko kanë qenë prej muajsh nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë. Priten detaje të reja në lidhje me hetimin dhe përfshirjen e emrit të ish-zyrtarit të Kadastrës.

Burime bëjnë me dije se rasti falsifikimit të dokumentave të pronësisë në Seman është zbuluar në fund të vitit 2024, vetëm 2 muaj pasi drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kishte marrë detyrën, konstatuar nga një kontroll administrativ.

Rasti në atë kohë është referuar në SPAK, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur me kallëzimin, nëse Prokuroria e Posaçme ka nisur për të hetim apo jo. Paralelisht çështja është hetuar nga Prokuroria Fier, e cila pas muajsh verifikime ka konkluduar me urdhër-arrestet mbrëmjen e sotme.

Ertis Shehu ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Fier në periudhën 2019 – 2021, pra përreth 2 vite. ​Emërimi i tij erdhi gjatë reformës së ristrukturimit të zyrave të regjistrimit të pasurive dhe krijimit të ASHK-së.

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren

Një 29-vjecar dhe një grua 32-vjecare, përfunduan në pranga dy ditë më parë pasi akuzohen për marrëdhënie seksuale...

Haga dha verdiktin, Kosova në protestë: Çfarë pritet tani për Thaçin dhe tre ish-krerët e UÇK-së?

25 vite për Hashim Thaçin, 25 për Jakup Krasniqin, 18 për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin....

Plagosja me armë në Durrës, reagon policia: 61-vjeçari qëlloi 52-vjeçarin, vijon kërkimi

Policia ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të...

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...