“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Date:

Share post:

Nga Auron Tare

Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon.

Pasi shkëmbyem disa fjalë të përgjithshme, më pyeti
E di pse të mora?
Jo – i them.
Dua mendimin tënd për këtë statujën që vumë në Lezhë.
Cilën? -e pyeta, pak i hutuar.
Teutën, mbretëreshën Teutë.
Aaa, po, po… E pashë diku, shkarazi.
Si të duket? – më pyeti.
Nuk di ç’të them. Nuk kam ndonjë ide të qartë përse dhe për çfarë u vu – iu përgjigja.
Po është simbol historik. Simbol i forcës ilire. Na duhet ky simbol- më tha.

Po shumë mirë, i them. Nëse ju duhet, pse më pyet mua?

Duke qeshur, ma ktheu

Po dua të di çfarë mendon ti.

Po ç’rëndësi ka? i thashë. Nëse ju në Lezhë e vendosët, besoj se keni pyetur ndopak për historinë andej nga Akademia e Shkencave?
Nuk e kam idenë fare – më tha. Por, meqë edhe unë kam kontribuar, doja të dija çfarë mendon ti.

Shiko, – i them duke qeshur, mua Teuta më kujton pak këto Drejtoreshat e sotme që trashëgojnë institucione të mëdha, por në fund arrijnë t’i çojnë drejt falimentimit.

Po pse?, më pyeti.

Po ja i them- Teuta mori në dorë regjencën e një mbretërie që Mbreti Agron e kishte fuqizuar ndjeshëm. Ai e shtriu sundimin e tij deri ne Epir dhe ushtria e tij vetëm pak kohë pasi vdiq pushtoi Finiqin kryeqendrën e Epirit. Por Teuta pas konfliktit me Romën, jo vetëm e humbi shtetin Ilir por pas saj fuqia ilire nuk ishte më dominuese në Ballkan. Mos harro ajo njihet si Mbreteresha që preu në Besë legatet romane që kishin ardhur në shtëpinë e saj duke i vrarë ata. Është një autor antik – thashë që quhet Polibius, i cili na rrëfen se Teuta urdhëroi vrasjen e të dërguarve romak. Roma e konsideroi këtë akt si një shkelje të rëndë të imunitetit diplomatik dhe ai u bë një nga pretekstet kryesore për Luftën e Parë Ilire.

Miku im heshti për pak. Nuk e dija me tha.

Pastaj, disi i mërzitur nga shpjegimi im me pyeti

Po ti kë do të vendosje?
Unë?- i thashë, po ju ne Lezhë e doni me shpatë or mik prandaj do të propozoja Mbretin Agron, por meqë ju vutë gruan e tij, ndërmend më vjen Bardhyli, Mbreti i Dardanëve. Një nga figurat më të fuqishme ushtarake të botës ilire. Për vite me radhë u përball me Maqedoninë e cila kishte bere zap qytetet greke Bardhyli me fuqine e tij beri qe Filipi i II, ati i Aleksandrit të Madh të pranonte kushtet e tija,

Po nëse jo Bardhyli me qe qenka nga Kosova? E ngau ai biseden?

Atëherë do të vendosja Kliti, të birin e Bardhylit, i cili në betejën e Pelionit (rrethinat e Ohërit) u përball me Aleksandrin e Madh, që vetëm pak më vonë do të nisej për të pushtuar Perandorinë Perse dhe e vuri ate në një situatë shumë të vështirë. Kliti dhe aleatët e tij arritën ta detyronin ushtrinë maqedonase të tërhiqej. E ke do thuash ti? Ushtrine qe me vone do pushtonte boten deri ne Indi.

Ashu ee. Me tha i habitur por ende nuk po dorëzohej.

Po ndonjë tjetër?

Glaukun i cili pas vdekjes së Aleksandrit, kur në Epir shpërtheu lufta për pushtet dhe Ajakidi humbi fronin, djali i tij i vogël, Pirro, u gjend në rrezik.
Kasandri, qe trashegoi Maqedonine e Aleksandrit, kërkoi që fëmija t’i dorëzohej. Madje i ofroi një shumë të madhe parash atij.
Por Glauku nuk e dorëzoi e mbrojti.dhe më vonë e ndihmoi Pirron të rikthehej në fronin e Epirit.

Por nëse ju kandidaten e doni patjetër grua… i thashë duke qeshur atëherë do të propozoja Cynanen, princeshën ilire, si një princeshë të edukuar në artin e luftës e cila ndeshej ne dyluftime.

Kjo qenka histori për statujë – më tha.

Po. Dhe është disa dekada para Teutës.

Pastaj pas nje pauze me pyeti

Po nga të gjithë këta, cilin do të preferoje ti?

Une do zgjidhja Gentin e Taulanteve.
Pse?

Genti ishte një Mbret të urtë. I paqem i cili sheronte popullin e tij me ane te bimeve medicinale. Një lloj Ylli Merja i kohës së tij por qe nuk u merte te holla atyre qe sheronte.
Qeshi me te madhe

Seriozisht, them, Genti është një figurë interesante sepse nuk lidhet me luftën. Ishte një Mbret që nuk përfaqëson shpatën dhe luftën, por sherimin per popullin e tij.

Miku im heshti për pak.

Pastaj tha,

Mirë, u pa puna. Na duhet të bëjmë një statujë të dytë në Lezhë.

As mos e merr mundimin, i thashë. Ne kohet tona or mik askush nuk do simbolin e një burri të urtë që Sheron njerzit e tij
Sot është koha e Drejtoreshave luftarake që i nxjerrin fundin fondeve dhe falimentojnë shtetin.

Qeshi.

Qesha edhe unë.

Dhe kështu u ndamë.

spot_img

Artikuj të lidhur

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...

Fetah Mataj merr detyrën e nëndrejtorit të komunales në Durrës, dy muaj pas prangosjes së bashkëshortes

Dy muaj pas arrestimit të ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, bashkëshorti i saj, Fetah Mataj, është...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, Prishtina në protestë

Sot në Prishtinë po zhvillohet një protestë kundër vendimit të gjykatës së Hagës për dënimin e 4 ish-lidërve së UÇK-së. Para...