“Më rrezikoi jetën, por nuk përdora autoritetin tim”/ Shefi i Komisariatit të Krujës reagon pas videos së sherrit

Date:

Share post:

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka kthyer vëmendjen te kultura e të fortit në rrugë dhe një incident rrugor ku është përfshirë shefi i Komisariatit të Krujës, Elton Shahini.

Në pamjet e publikuara shihet një përplasje fizike mes Shahinit dhe një qytetari, ndërsa në video dëgjohet edhe një debat me tone të larta.

Pas publikimit të pamjeve, Shahini ka reaguar duke dhënë versionin e tij për ngjarjen. Sipas tij, incidenti ka ndodhur në muajin korrik, jashtë orarit të tij zyrtar të punës.

Shahini pretendon se personi i përfshirë në incident ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe po kryente manovra të rrezikshme me automjet, duke i rrezikuar drejtpërdrejt jetën. Sipas tij, situata u përshkallëzua edhe për shkak të ofendimeve të njëpasnjëshme.

Shefi i Komisariatit të Krujës pranon se gjatë momentit të tensionuar ka përdorur një fjalor të papërshtatshëm, për të cilin kërkon ndjesë.

“Ngjarja ka ndodhur jashtë orarit tim zyrtar të punës në muajin korrik. Qytetari i përfshirë në incident ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe po kryente manovra të rrezikshme, duke më rrezikuar drejtpërdrejt jetën. Situata u përshkallëzua edhe nga ofendimet e njëpasnjëshme dhe në atë moment tensioni kam përdorur një fjalor të papërshtatshëm, për të cilin u kërkoj ndjesë qytetarëve”, shprehet Shahini.

Ai mohon të ketë përdorur detyrën apo autoritetin e tij si drejtues policie gjatë përplasjes.

“Pavarësisht dhunës fizike dhe fyerjeve ndaj meje, në asnjë moment nuk kam përdorur autoritetin tim zyrtar, nuk kam kërcënuar me postin që mbaj dhe nuk jam përgjigjur me dhunë fizike”, deklaron Shahini.

Personi që shfaqet në video duke goditur Shahinin është identifikuar si Arjan Xheka, banor i Durrësit. Për incidentin e filmuar nuk rezulton të ketë procedim penal ndaj tij.

Emri i Xhekës është përmendur edhe në një tjetër ngjarje të rëndë në Durrës. Ai është lidhur me pronësinë e hotelit “Mira Mare”, në zonën e Plazhit, i cili u shemb gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019. Nga shembja e hotelit humbën jetën dy persona, Sotiraq Misha dhe Eviola Broshka.

Incidenti i muajit korrik është rikthyer në vëmendje pas publikimit të videos, ndërsa Shahini ka zgjedhur të sqarojë rrethanat nga këndvështrimi i tij dhe të distancohet nga përdorimi i autoritetit zyrtar gjatë përplasjes.
L.B.

spot_img

Artikuj të lidhur

Susan Sarandon arrestohet në protestën pranë OKB-së, mbi 100 të ndaluar

Protesta kundër vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork përfundoi...

Mbërrin në Shqipëri ambasadori amerikan, Eric Wendt 

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur mesditën e sotme në Tiranë,...

Të shtëna me armë te Zogu i Zi, plagoset një person; policia kontrollon kamerat

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në afërsi të Zogut të Zi në Tiranë, ku një shtetas...

15 mijë nxënës nga Kosova drejt Durrësit/ Policia merr masa për sigurinë

Rreth 15 mijë nxënës nga Kosova pritet të akomodohen në hotelet përgjatë vijës bregdetare të Durrësit gjatë shtatorit...