Melania Trump rrëfehet mbi marrëdhënien me të birin: “Është i lumtur që unë të merrem me punët e mia”

Date:

Share post:

Melania Trump ka bërë një rrëfim të rrallë për marrëdhënien me djalin e saj, Barron Trump, duke lënë të kuptohet se koha e kaluar së bashku është bërë gjithnjë e më e kufizuar.

Në një intervistë për “The Big Money Show” të “Fox Business”, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u pyet se si arrin të gjejë kohë për familjen, mes angazhimeve të saj publike dhe private.

56-vjeçarja tha se koha familjare duhet të planifikohet paraprakisht, pasi si ajo, ashtu edhe bashkëshorti i saj, Presidenti Donald Trump, kanë axhenda të ngarkuara.

Është gjithnjë e më pak kohë familjare”, tha ajo, duke shtuar se bashkëshorti i saj mund të qëndrojë në Zyrën Ovale deri vonë në mbrëmje.

Duke folur për Barron, 20 vjeç, i cili studion në Universitetin e Nju Jorkut, Melania tha:

“Barron tashmë është një i ri, kështu që ndonjëherë ndoshta është edhe i lumtur që unë thjesht të merrem me punët e mia. Dhe kjo është në rregull.”

Komentet e saj vijnë në një kohë kur vëmendja ndaj jetës private të Barron është shtuar. Mediat amerikane kanë raportuar se ai ka zgjedhur një jetë të tërhequr dhe se, për shkak të kërcënimeve ndaj familjes Trump, lëvizjet e tij bëhen nën masa të larta sigurie.

Zyra e Melania Trump ka kërkuar më herët që detajet mbi jetën private të Barron të mos publikohen, duke iu referuar kërcënimeve të fundit ndaj tij.

Barron është shfaqur rrallë në publik gjatë muajve të fundit.

Pavarësisht raportimeve për tërheqjen e tij nga jeta publike, Melania Trump nuk e përshkroi drejtpërdrejt marrëdhënien me të birin si konfliktuale. Deklaratat e saj u përqendruan kryesisht te vështirësia për të gjetur kohë familjare dhe te fakti që Barron tani është në moshë madhore.

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, përplasen 3 makina; një i ri humb jetën, dy të tjerë në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë–Krujë, në afërsi të Kamberas,...

Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, do të vuajë dënimin me 10 vite burg

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë. Sipas medias belge “Gazet van Antëerpen”, ai...

Susan Sarandon arrestohet në protestën pranë OKB-së, mbi 100 të ndaluar

Protesta kundër vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork përfundoi...

Mbërrin në Shqipëri ambasadori amerikan, Eric Wendt 

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur mesditën e sotme në Tiranë,...