Donin të mashtronin Armand Dukën, kërkuan 100 mijë euro, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

Date:

Share post:

Dy të rinj, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi kanë mashtruar një 64-vjeçar për t’i marrë 100 mijë euro.

Ata e kanë kontaktuar përmes një profili të rremë në rrjetet sociale, të krijuar me të dhënat e një të njohuri z. Armando Duka.

Sipas burimeve, dyshohet se pas kësaj ngjarjeje fshihet Florian Gjergji, emri i të cilit është lakuar në episode të ndryshme mashtrimi.

Florian Gjergji, prej kohësh në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet, dyshohet se gjithë aktivitetin e bënë nga distanca. Arrin të gjej persona për marrjen e parave, të cilët i paguan me shuma qesharake, vetën si transportues.

Skema klasike e tij është përdorimi i identiteteve të personazheve publikë, kryesisht figura të politikës, për t’i kërkuar para palëve të treta. Përveç rasteve të fundit, ai ka përdorur emrin e Tonin Marinajt, Taulant Ballës, Erion Veliajt, e plotë të tjerë.

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Seen”.

Goditet një tjetër tentativë për të përfituar shuma të mëdha parash, nëpërmjet mashtrimit në platforma komunikimi online.Mashtruan një 64-vjeçar, nëpërmjet një profili të rremë me kredencialet e një të njohuri të tij, për t’i marrë 100 000 euro, arrestohen në flagrancë, kur po merrnin paratë, 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 64-vjeçari, mbi dyshime për mashtrim në platformë komunikimi online, finalizuan operacionin e koduar “Seen”, gjatë të cilit u kapën në flagrancë, kur po i merrnin 100 000 euro kallëzuesit, dhe u vunë në pranga shtetasit E. K., 24 vjeç dhe O. B., 23 vjeç.

Nga hetimet e kryera me metoda speciale, me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, dyshohet se këta shtetas kanë komunikuar me 64-vjeçarin, nëpërmjet një profili të rremë në një rrjet social.Profili ishte aktivizuar me të dhënat e një të njohuri të 64-vjeçarit, me qëllim mashtrimin e tij.

Hetimet vijojnë me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, tha ai.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan si të papunë 4.3% më shumë në një vit

Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin të mundësive për punësim te të rinjtë. Të dhënat nga Anketa e Forcave...

Qese e bidona plastike/ Ndotet lumi Mat, brigjet kthehen në ‘landfill’ me plehra

Lumi Mat është tejet i ndotur nga mbetjet urbane dhe ato të ndërtimit që hidhen nga persona të...

20 mijë lekë gjobë bizneseve për hedhjen e mbetjeve jashtë orarit në Durrës, dokumentohen shkeljet

Kontrollet për mbetjet urbane në Durrës po shoqërohen me masa administrative ndaj subjekteve që nuk respektojnë rregullat për...

Flota “sekrete” e Hormuzit, Irani sulmon marinsat amerikanë; 8 të plagosur

Një aspekt i panjohur më parë i operacioneve amerikane në Ngushticën e Hormuzit ka dalë në dritë, pas...