Ngordhje masive peshqish në Lushnje, zbrazja për punimet shkakton dëm mjedisor

Date:

Share post:

Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, pasi niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe një pjesë e konsiderueshme e ujëmbledhësit ka mbetur në baltë.

Fillimisht, pamjet kanë ngritur dyshime se situata mund të ishte shkaktuar nga thatësira dhe mungesa e reshjeve. Por të dhënat e disponueshme tregojnë se ulja e nivelit të ujit lidhet me ndërhyrjet për rehabilitimin e shkarkuesit të rezervuarit, një projekt i Bashkisë Lushnjë që është në zbatim gjatë vitit 2026.
Projekti është parashikuar si investim për rehabilitimin e veprës ujore, me një vlerë totale prej rreth 39.9 milionë lekësh. Kontrata për punimet është dhënë për bashkimin e operatorëve “FLED” sh.p.k. dhe “KOLOSEU” sh.p.k.

Ndërkohë, zbrazja e rezervuarit ka krijuar zona me shumë pak ujë, ku peshqit kanë mbetur të bllokuar dhe kanë ngordhur në një numër të madh. Pamjet nga vendi tregojnë peshq të ngordhur të shpërndarë në pjesët e cekëta dhe në shtratin e rezervuarit.

Kasharaj nuk është thjesht një vepër ujitëse, por edhe një zonë me rëndësi për ekosistemin lokal dhe aktivitetet e peshkimit. Vetë autoritetet e turizmit e përshkruajnë liqenin si një hapësirë me rëndësi për ekuilibrat mjedisorë të zonës.
Pikëpyetjet tashmë lidhen me mënyrën se si është menaxhuar fauna ujore përpara uljes së nivelit të ujit: a janë marrë masa për shpëtimin apo zhvendosjen e peshqve dhe a është kryer një vlerësim i ndikimit që do të kishte zbrazja e rezervuarit?

Bashkia Lushnjë dhe institucionet përgjegjëse për administrimin e ujërave pritet të japin sqarime edhe për sasinë e peshqve të ngordhur dhe për masat që janë marrë për të kufizuar dëmin mjedisor.

Kjo nuk është hera e parë që Kasharaj përballet me ngordhje masive peshqish. Në gusht 2022, mediat raportuan një situatë të ngjashme, kur niveli i rezervuarit kishte arritur në kuota minimale dhe temperaturat e larta u lidhën me ngordhjen e sasive të mëdha të peshkut.
L.B.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi

Ish drejtoresha e shërbimit informativ shtetëror Vlora Hyseni, nuk ka humbur kohë por i është drejtuar menjëherë Gjykatës...

Vlorë/ 70-vjeçarja dhunohet dhe grabitet në banesë, 43-vjeçari në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar, grabitur dhe...

Një tjetër karburant shpërthen në mes të qytetit, dy të plagosur në Sarandë

Një shpërthim i fortë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në një pikë karburanti në Sarandë, duke...

Plani për t’i “grabitur” 100 mijë euro Armand Dukës, zbardhen dëshmitë e dy autorëve, Balla: Më premtoi që…

Dy të rinjtë, që tentuan të mashtrojnë Armand Dukën dhe t’i marrin 100 mijë euro, janë marrë në...