Zjarret në Durrës, fiken 3 vatra, vijon lufta me flakët në Fllakë dhe Gjirin e Lalzit

Date:

Share post:

Situata e zjarreve në qarkun e Durrësit është përmirësuar, por dy vatra vijojnë të jenë aktive.

Sipas informacionit nga Shërbimi Zjarrfikës Durrës, janë shuar tre vatra zjarri që ishin aktive sot pasdite në Fllakë, Kullë dhe Perlat.

Ndërkohë, vijon ndërhyrja në Fllakë, te Çekrezi, pika e grumbullimit të skrapit.

Një tjetër vatër është aktive në Gjirin e Lalzit, në zonën e Bizës. Për monitorimin e situatës është stacionuar një mjet zjarrfikës, i cili do të qëndrojë në gatishmëri gjatë gjithë natës.

Sipas zjarrfikësve, deri në mëngjes do të vijojë monitorimi për të bërë një vlerësim më të plotë të situatës, ndërsa pritet të vlerësohet edhe mundësia e ndërhyrjes nga ajri.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në Fllakë, përfshihet nga flakët pika e grumbullimit të skrapit, tymi shihet nga autostrada

Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi pasditen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës. Sipas të dhënave...

Virusi i Nilit Perëndimor, konfirmohet raste të reja infektimi në Shqipëri

Dy raste të reja me virusin e Nilit Perëndimor janë shfaqur në Shqipëri, duke e çuar numrin e...

“Kisha një parandjenjë që…”, ish-drejtori i Policisë së Durrësit Vilson Bala ne SPAK për dosjen Agasi

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth 40...

Vdekja e Xhuana Nikollit, Vetëdorëzohet në policinë e Lezhës ish-bashkëshorti i saj

Më shumë se 6 muaj pas ngjarjes së rëndë, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës 25-vjeçari Eraldo Fizi,...