Veliaj punon nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve në bashki

Date:

Share post:

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur nga burgu disa ndryshime në administratën e Bashkisë së Tiranës. Mësohet se ndryshimet kanë prekur drejtues të disa njësive administrative. Piro Jani, drejtues i Njësisë Administrative nr. 5, dhe Florian Pullazi, drejtues i Njësisë nr. 2, janë larguar nga detyra. Pullazin mbante postin si administrator të Njësisë nr. 2, që  prej dhjetorit 2017. 

Trendelina Jaku, deri tani administratore e Njësisë Administrative nr. 1, është emëruar në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Jaku ishte emëruar administratore e Njësisë nr. 1 nga Veliaj në vitin 2015. 

Ndryshimet kanë prekur edhe Kasharin. Administratori Xhevahir Koçi është emëruar drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Veliaj ka emëruar gjithashtu Julinda Dhamen si këshilltare të tij.

Lëvizjet vijnë një ditë pasi drejtimi i Bashkisë u kthye në objekt debati në Këshillin Bashkiak. Në mbledhjen e 29 shtatorit, këshilltarja e PD-së Ilda Zhulali kërkoi sqarime se kush po e drejton institucionin, ndërsa Eridian Salianji deklaroi se kryetar vazhdon të jetë personi i zgjedhur nga qytetarët. 

Para mbledhjes, Këshilli Bashkiak i kishte kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që Veliaj të merrte pjesë fizikisht ose përmes videokonferencës. Kërkesa argumentonte se pjesëmarrja e kryetarit lidhej edhe me çështjet e administrimit të Bashkisë. SPAK nuk e lejoi pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e 29 shtatorit. 

Ndryshimet e fundit tregojnë se Veliaj po vijon të ushtrojë kompetenca administrative përmes firmës së tij, ndërsa debati politik në Këshillin Bashkiak është përqendruar te funksionimi i institucionit gjatë mungesës së tij fizike.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ngordhën mori peshqish në liqenin e Kasharajt, procedohet administratori i firmës në Lushnje

Një 58-vjeçar, administrator i kompanisë që po kryen punimet për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në...

Shpërthim me lëndë plasëse në Fllakë, dëmtohet dera e një lokali

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Fllakë të Durrësit. Sipas informacionit...

Goditet call center-i në Tiranë, 4 persona në pranga; në kërkim pronari

Një tjetër call center mashtrues është goditur në Tiranë. Policia ka hyrë në një ambient në Rrugën e...

Aksident tragjik në Pezë, humb jetën 16-vjeçari; plagoset shoku i tij

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa...