Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, këngëtari fierak arrestohet nga policia

Date:

Share post:

Këngëtari fierak Erind Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas një denoncimi lidhur me përndjekjen e dyshuar të disa vajzave të mitura dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre.

Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Fier, Xhaferi është ndaluar pas një informacioni të marrë në rrugë operative.

Mësohet se kanë qenë vetë vajzat që kanë telefonuar në sallën operative të Policisë, duke vënë në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Fierit.

Pas marrjes së informacionit, efektivët kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë ndërmarrë veprimet për dokumentimin e rastit. Në vijim, këngëtari është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

Sipas të dhënave paraprake, ndaj Xhaferit është ngritur dyshimi për veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ende aktive vatra e zjarrit në Manati të Lezhës, nis ndërhyrja nga ajri

Zjarri i rënë që prej mbrëmjes së së enjtes në malin e Manatisë, pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot,...

Zvicra mund të heqë statusin “i/e divorcuar” dhe rikthimin në kategorinë “beqar”

Një debat i pazakontë po zhvillohet në Zvicër. A duhet një divorc të mbetet përgjithmonë pjesë e statusit...

Pranga këngëtarit në Fier/ Përtej arrestimit, alarmi për përndjekjen e të miturave

Një telefonatë e disa vajzave të mitura në sallën operative të Policisë së Fierit deklarohet mediatikisht se ka...

Athinë/Kush është shqiptari që u plagos nga ish-partneri i të dashurës

Një shtetas shqiptar rezulton mes dy personave të plagosur rëndë gjatë sulmit me thikë të ndodhur pas mesnatës...