Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ dhe për thuajse dy dekada një ndër njerëzit më të besuar të Behgjet Pacollit, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Lluka është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Shtetit për 48 orë dhe dyshohet për disa vepra penale, mes tyre mashtrim, shpërdorim të pasurisë së huaj, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe lidhje të kontratës së dëmshme.
Lluka është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Shtetit për 48 orë dhe dyshohet për disa vepra penale, mes tyre mashtrim, shpërdorim të pasurisë së huaj, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe lidhje të kontratës së dëmshme.
“Ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, si dhe veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 285 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me rastin në fjalë, prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurimit ndaj të pandehurit”, deklaroi Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë së Kosovës
Në vitin 2025 ai u shkarkua nga detyra e administratorit të aeroportit, pas një konflikti me kompaninë e Pacollit “Mabco Construction”. Asokohe, Lluka deklaroi se kishte refuzuar të firmoste një dokument që, sipas tij, do ta bënte shoqërinë koncesionare garantuese për një kredi prej 100 milionë eurosh. Nga ana tjetër, Pacolli e akuzoi publikisht ish-bashkëpunëtorin e tij për keqpërdorim të detyrës dhe përvetësim fondesh, akuza që Lluka i mohoi.


