Dyshimet/ 25-vjeçarja angleze u gjet pajetë në Durrës, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Date:

Share post:

Një 25-vjeçare, shtetase angleze, është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të enjteje në një apartament në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 12:50, shërbimi i Urgjencës ka konstatuar të pajetë shtetasen me inicialet E. S.

Në banesë është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Burime bëjnë me dije se në apartament janë gjetur edhe disa medikamente, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia dhe nuk mund të lidhet në këtë fazë me shkakun e vdekjes.

Trupi i 25-vjeçares pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, ndërsa hetimet vijojnë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Mamurras/ Gjendet i dekompozuar trupi i një shtetasi francez

Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është gjetur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Përroi...

GJKKO pranon kërkesën, nëna dhe foshnja 3-muajshe dalin nga qelia

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Greta Gjocit për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke i dhënë...

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, njofton Ambasada e SHBA

Një shtetas ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kiev për dyshime lidhur me trafikimin e lëndëve...

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 7 persona; mes tyre edhe të mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovalan, ku...