Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vaun e Dejës, ku një burrë dyshohet se ka goditur me sqepar bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ndërsa e plagosura është identifikuar si Zina Krajni, rreth 55 vjeçe.
Si pasojë e goditjeve, gruaja ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Shkodrës ka ndërhyrë dhe ka arrestuar bashkëshortin e 55-vjeçares, i cili dyshohet se është autori i sulmit me sqepar.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë brenda familjes.
Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe shkaqet e sulmit.
©ZëriOnline


