E rëndë në Itali! 34-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një parking, mister rrethanat e krimit

Date:

Share post:

Një 34-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një parking pranë një lokali nate në zonën e Verucchios, në Itali. Rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë disa pista.

Sipas mediave italiane, trupi i pajetë u zbulua rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar, kur një kalimtar vuri re 34-vjeçarin të shtrirë në asfalt, me dëmtime në fytyrë.Menjëherë u njoftuan autoritetet italiane dhe shërbimet e emergjencës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta rikthyer në jetë, 34-vjeçari ndërroi jetë.

Paraprakisht dyshohet se dëmtimet në fytyrë mund të jenë shkaktuar nga rërzimi, por nuk përjashtohet as pista e një konflikti fizik.Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, një nga hipotezat është që shqiptari të jetë ndier keq papritur, të ketë humbur ndjenjat dhe të jetë rrëzuar në tokë. Megjithatë, hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë pistë deri në përfundimin e ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçari kishte mbërritur prej pak kohësh në Itali së bashku me partneren e tij, me shpresën për të ndërtuar një jetë të re. Ai po kërkonte punë në sektorin e ndërtimit dhe, sipas informacioneve paraprake, kishte gjetur një mundësi punësimi në provincën e Forli-Cesenës.

Viktima nuk kishte ende një vendbanim të regjistruar në zonë. Ndërkohë, autoritetet po verifikojnë lëvizjet e tij të fundit dhe kontaktet që mund të ketë pasur para vdekjes.

Përgjigjet pritet të jepen nga autopsia, e cila është urdhëruar të kryhet sot. Ekzaminimi do të ndihmojë në përcaktimin nëse vdekja është shkaktuar nga një problem shëndetësor, apo nga shkaqe të tjera.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në aksin Berat–Dimal, humb jetën 63-vjeçari

Një automjet përplasi një biçiklist në fshatin Moravë, ndërsa nga aksidenti mbeti e plagosur edhe një këmbësore 63-vjeçare....

Po pinte kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar e qëlloi nga pas këngëtarin në Shkodër

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar rreth orës 10:40 në fshatin Shtoj të Shkodrës.  Sipas informacioneve paraprake, i...

Ylli anglez Harry Kane emocionon me dedikimin: “Ky Top i Artë është edhe i yti, të dua!”

Një moment i mbushur me emocione, dashuri dhe mirënjohje. Harry Kane, në fjalimin e tij pas fitimit të...