Protesta në Durrës ka vijuar edhe në ditën e tretë, me të rinj, kryesisht të mitur, që kanë marshuar në rrugët e qytetit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit, situata është tensionuar. Protestuesit u kanë vënë flakën disa kazanëve të mbeturinave, kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore dhe kanë përdorur mjete piroteknike.
Tensionet janë përshkallëzuar pranë filialit të Postës, ku të rinjtë kanë nisur të godasin dhe të thyejnë vetratat e godinës. Në këtë moment ka ndërhyrë policia, ndërsa efektivët kanë shoqëruar disa prej protestuesve.
Të paktën katër persona janë shoqëruar gjatë ditës së sotme, ndërsa në dy ditët e para të protestës janë arrestuar 25 persona.
Ndërkohë, tre të mitur pritet të dalin sot para gjykatës.
Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë shpërndarë në drejtime të ndryshme të qytetit.
©ZëriOnline


