Ndërsa vendi është përfshirë nga protestat, në Portin e Durrësit raportohet nga dega e Doganës se vijojnë kontrollet dhe operacionet kundër shkeljeve doganore. Një shumë prej 17,670 eurosh të padeklaruara është konstatuar sot gjatë kontrollit të një kamioni që mbërriti në Durrës me traget nga Bari.
Sipas njoftimit të Degës së Doganës Durrës, paratë u gjetën në çantën personale të drejtuesit të mjetit të rëndë, një shtetas nga Maqedonia e Veriut, gjatë kontrollit fizik në hyrje të territorit shqiptar.
Rasti është referuar pranë organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore. Ndërkohë, Dogana Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, bën me dije se kontrollet në port do të vijojnë.
©ZëriOnline


