Hekurudha që s’përfundon dhe transporti publik në pikë të hallit/ Reagon studentja dhe këshilltarja bashkiake Durrës, Anisa Ibraj

Date:

Share post:

Në një kohë kur premtimet për modernizimin e infrastrukturës dhe transportit publik në vend vijojnë të jenë në qendër të debatit politik, zëri i të rinjve dhe përfaqësuesve vendorë vazhdon të ngrejë shqetësime thelbësore mbi realitetin me të cilin përballen qytetarët çdo ditë. Anisa Ibraj, studente dhe anëtare e Këshillit Bashkiak, ka sjellë një denoncim përmes një deklarate publike nga shinat e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Ajo e ka nisur deklaratën e saj me një ton ironik, duke treguar se si kishte planifikuar të udhëtonte me tren nga Durrësi drejt Tiranës për t’u bashkuar me një protestë. Megjithatë, sipas saj, është refuzuar në momentin e fundit nga “patronazhistët”, me arsyetimin se ajo kishte qenë pjesë e protestave.

“Unë u mërzita vërtet shumë sepse e humba udhëtimin me trenin më bashkëkohor të Ballkanit”, shprehet ajo me ironi, duke nxjerrë në pah ironinë e një projekti hekurudhor që premtohet prej vitesh, por që mbetet ende i papërfunduar dhe i mbështjellë me paqartësi.

Në fokus të deklaratës së saj nuk ka qenë vetëm episodi personal, por situata më e gjerë e shërbimeve publike dhe taksapaguesve shqiptarë. Ibraj akuzon për mungesë transparence dhe llogaridhënieje ndaj qytetarëve që vijojnë të paguajnë taksa për një transport publik që lë për të dëshiruar.

“Kështu që i bëj thirrje kryeministrit… stafi yt prej zëvendësit e poshtë s’kanë haber çfarë ndodh në Shqipëri, që ne s’kemi tren, s’kemi transport publik, s’kemi të ardhme”, thekson ajo në mesazhin e saj të drejtpërdrejtë, duke shtuar se largimi i të rinjve dhe qytetarëve nga vendi lidhet pikërisht me këto kushte dhe mungesë perspektive.

Gjithashtu, anëtarja e Këshillit Bashkiak ka ndalur te çështjet e arsimit dhe mbështetjes për rininë, duke kritikuar ato që ajo i cilëson si forma presioni apo “kërcënime” me bursa dhe arsim falas. Sipas saj, e drejta për një arsim cilësor dhe mbështetje institucionale nuk përbën ndonjë nder që u bëhet të rinjve, por një detyrim dhe e drejtë themelore që u takon.

Reagimi i Ibrajt, pjesë e opozitës në Këshillin Bashkiak të Durrësit, është dhe pasqyrë e pakënaqësisë studentore dhe vendore ndaj premtimeve të pambajtura dhe mungesës së infrastrukturës funksionale në vend.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...