Shkodër/ Transportonte ilegalisht emigrantë, arrestohet 21-vjeçari nga Azerbajxhani

Date:

Share post:

Një 21-vjeçar nga Azerbajxhani është arrestuar në Shkodër, pasi u kap duke transportuar me automjet 6 emigrantë të huaj, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi.

Policia ka njoftuar se  21-vjeçari u kap në rrugën automobilistike në Vukpalaj.

Njoftimi i policisë:

DVKM Shkodër/ Finalizohet operacioni i koduar “Transit 5”. Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar nga Azerbajxhani, pasi u kap duke transportuar me automjet 6 shtetas nga vendet e treta, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 5”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare dhe Migracionit Bajzë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 21 vjeç, banues në Zagatala, Azerbajxhan.

Ky shtetas u kap në rrugën automobilistike në Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, duke transportuar me automjetin tip “Hyundai” 6 shtetas nga vendet e treta, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon në 10%

Për herë të parë në Shqipëri synohet të aplikohet një TVSH e reduktuar për ushqimet e shportës ushqimore. Me...

Evropa drejt një të ardhmeje përvëluese, BE paralajmëron rritje të temperaturave me 3 gradë

Bashkimi Evropian po përgatit një kuadër të ri rregullash për të përballuar pasojat gjithnjë e më të rënda...

Portreti i Moisiut/ Përtej debatit estetik, çfarë standardesh ndjek institucioni?

Ditët e fundit, portreti i Aleksandër Moisiut, i vendosur në oborrin e universitetit që mban emrin e tij...

“Kishim frikë se do të ishte dasma e tij e vetme”, motra e Matthew Perry rrëfen dramën e aktorit në dokumentarin e Netflix

Varësia, 15 rehabilitime dhe një tradhti që familja nuk e fal lehtë. Në dokumentarin e ri të Netflix,...