Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Date:

Share post:

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u nderua me titullin “Nderi i Qytetit të Durrësit” nga shoqata “Durrësi autokton”, në vlerësim të kontributit të tij në artin pamor dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Një mbrëmje me muzikë, dokumentar dhe kujtime, kushtuar artistit që ka kaluar një pjesë të madhe të jetës mes krijimtarisë artistike dhe historisë së qytetit.

Aty ku historia e lashtë është e pranishme në çdo cep, në Durrës, Nelo Llukaçi ka kaluar dekada duke punuar me artin dhe dëshmitë materiale të së kaluarës dhe ai vazhdon të punojë. Skulptor, piktor dhe restaurator, ai ka ndërtuar një rrugëtim që lidh krijimtarinë artistike me kujdesin për trashëgiminë arkeologjike.

Për këtë kontribut, artistit 88-vjeçar iu akordua titulli “Nderi i Qytetit të Durrësit”, me motivacionin: “Për kontributin e madh në artin durrsak, në veprat monumentale të skulpturës, në ide dhe realizim”.

Llukaçi punoi si restaurator në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, duke u marrë me objekte që mbartin vlera historike dhe kulturore. Paralelisht, vijoi krijimtarinë në skulpturë dhe pikturë, dy fusha ku ka shprehur botën e tij artistike. Përmasat e kësaj pune janë pasqyruar në ekspozita të ndryshme ku ka prezantuar punime në pikturë dhe në skulpturë.

Ceremonia e nderimit u zhvillua në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, ku jeta dhe vepra e artistit u sollën në vëmendje përmes një dokumentari të realizuar nga Astrit Tahiri. Këngët e Luljeta Strefit dhe Violeta Beshirit, si dhe performancat e studios së baletit “Arian Plaku”, plotësuan mbrëmjen festive.

Festa e Ullirit u shënua edhe me mbjelljen e një fidani pranë Kishës Ortodokse të qytetit, këtë vit. Një traditë e fundtetorit, që përcjell mesazhin e paqes dhe harmonisë.

Ulliri simbolizon jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë. Në këtë festë, ai u bë edhe një sfond domethënës për vlerësimin e Nelo Llukaçit.

Titulli “Nderi i Qytetit të Durrësit”, i mbështetur gjerësisht dhe në rrjetet sociale nga artistët e qytetarët durrsakë, shënon një tjetër vlerësim për rrugëtimin e tij, ndërsa ceremonia solli në qendër të vëmendjes rëndësinë e njohjes së kontributit të artistëve që kanë ndihmuar në formësimin e identitetit kulturor të Durrësit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...

Shkodër/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina

Një grup kriminal i prodhimit dhe transportit të sasive të mëdha të narkotikëve brenda dhe jashtë vendit është...

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...