Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj.
Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të Traumës, ku prej disa ditësh ndodhej i intubuar, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai përfundoi në spital, pasi ishte rrëzuar aksidentalisht nga shkallët, duke marrë dëmtime të rënda. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, Vishaj nuk ka mundur të mbijetojë.
Më herët ai kishte kaluar një sëmundje të rëndë pas ndërhyrjeve në Itali. Në gusht të vitit 2025, Vishaj tregoi publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës kishte qëndruar për një periudhë në gjendje kome dhe i intubuar.
Kohët e fundit qe shprehur edhe se ishte përballur keqazi me divorcin nga bashkëshortja, Nga kjo martesë, ai kishte dy djem.
Saimir Vishaj ka qenë një nga avokatët penalistë më të njohur në Shqipëri, ish-kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, pedagog dhe figurë publike.


