Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të moshave 14 deri në 17 vjeçe e kanë kallëzuar për ngacmim seksual në ambientet e shkollës.
Policia e Vlorës njoftoi se ka ndaluar 35-vjeçarin Albano A, mësues fiskulture në shkollën e bashkuar të Selenicës, ndërsa ia ka kaluar rastin Prokurorisë. Policia bën me dije se vijojnë hetimet për verifikimin e akuzave të ngritura ndaj mësuesit.
©ZëriOnline


