Fshehje e të ardhurave/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë dhe administratorin

Date:

Share post:

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një shoqëri tregtare, së bashku me administratorin e saj, të identifikuar me inicialet S.L., të akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimet për procedimin penal nr. 1150, të regjistruar në vitin 2021, kanë zbuluar se shoqëria “S” sh.p.k. nuk ka deklaruar të ardhura në vlerën 133.415.631 lekë gjatë vitit 2017. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe nuk ka dorëzuar librat e shitjes dhe të blerjes, duke shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit.

Nga kontrollet tatimore, verifikimi i të dhënave bankare, informacionet e deklaruara nga klientët dhe ekspertimi kontabël, është konstatuar se detyrimi tatimor i shmangur për vitet 2017–2018 arrin në 48.834.581 lekë.

Konkretisht, 46.695.471 lekë përfaqësojnë detyrimet për TVSH-në dhe Tatimin mbi Fitimin për vitin 2017, ndërsa 2.139.110 lekë janë detyrime të papaguara për TVSH-në gjatë vitit 2018.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, detyrimi i përgjithshëm i shoqërisë ndaj buxhetit të shtetit, duke përfshirë edhe gjobat dhe interesat, arrin në 112.604.938 lekë, ose mbi 1.1 milionë euro.

Shoqëria dhe administratori i saj do të përballen me gjykimin për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180, paragrafi 3, i Kodit Penal.

Prokuroria e Fierit thekson se do të vijojë angazhimin në hetimin e veprave penale në fushën tatimore, të cilat shkaktojnë dëme në buxhetin e shtetit dhe cenojnë konkurrencën e ndershme mes bizneseve.

spot_img

Artikuj të lidhur

Operacioni “Gjuetari i bankave” dhe “Fly” në Tiranë, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, të dyshuar si autor të dy grabitjeve me armë në dy...

Alarm në Vlorë, shtohen rastet e helmimit; mungesë klori në dy mostra uji

Shtohen rastet e qytetarëve që paraqiten në Spitalin Rajonal të Vlorës me simptoma të të vjellave dhe diarresë....

Rexhep Rexhepi, shqiptari nga Kosova, fiton çmimin më të madh në botën e orëve luksoze në Zvicër

Një sukses i veçantë për orëndreqësin me origjinë nga Kosova, Rexhep Rexhepi, i cili ka fituar çmimin më...

Aksident i rëndë në Spitallë, 33-vjeçari përfundon në spitalin e Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar natën e së dielës, rreth orës 22:00, në zonën e 3...