Gjirokastër/Transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës, arrestohet 32-vjeçari

Date:

Share post:

Një 32-vjeçar, i identifikuar me inicialet K. B., është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se po transportonte kundrejt pagesës një shtetas afgan, i cili kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin greko-shqiptar.

I riu, banues në Tiranë, u ndalua nga policia në aksin rrugor Sarandë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, teksa udhëtonte me një automjet tip “Renault”.

Gjatë kontrollit, efektivët konstatuan se në automjet ndodhej edhe një emigrant nga Afganistani, i cili, sipas policisë, po transportohej kundrejt pagesës.

Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se 32-vjeçari kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ndërkohë, ndaj pasagjerit tjetër në automjet, M. Gj., 27 vjeç, nisi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Mallra kontrabandë”.

Gjatë kontrollit të makinës, policia gjeti dy çanta me veshje të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë, të cilat dyshohet se i përkisnin 27-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy çantat me veshje dhe dy telefona celularë.

“DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zona 3”. Thyeu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant nga Afganistani, vihet në pranga 1 shtetas.

Gjithashtu, procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim krimi dhe mallra kontrabandë.

Sekuestrohen 1 automjet, 2 çanta me veshje të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë, dhe 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve  Ekonomiko-Financiar, Sektorin Operacional dhe shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zona 3”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi M. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin K. B. dhe pasagjer shtetasin M. Gj., të cilët po transportonin kundrejt pagesës 1 emigrant nga Afganistani, i cili kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit me Greqinë.

Nga verifikimet dhe veprimet hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit, 32-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 çanta me veshje të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë, të cilat i përkisnin 27-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabiti bankën në Komunën e Parisit, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka arrestuar R. Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen...

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin...

Athinë/Gjendet kufoma e një gruaje brenda një valixheje në trotuar

Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë...

Aksident fatal në Durrës, humb jetën një 81-vjeçar i përplasur nga makina

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 në...