Rrezikon shembjen, ARRSH mbyll urën e vjetër të Milotit

Date:

Share post:

Ura e vjetër mbi lumin Mat në Milot është mbyllur për qarkullimin e automjeteve, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja është marrë si masë sigurie, pasi ura përbën një rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është bërë i pamundur.

Megjithatë, nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar nëse do të ndërhyhet për riparimin e saj apo cili do të jetë fati përfundimtar i kësaj ure strategjike.

Kjo situatë vjen në një moment kritik, kur trafiku në aksin Milot–Lezhë është në kulmin e tij për shkak të fluksit turistik.

Mbyllja e kësaj ure pritet të krijojë kaos dhe radhë të gjata në hyrje-daljet e qytetit të Lezhës, duke ndikuar ndjeshëm në lëvizjen e banorëve dhe pushuesve.

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...