Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, kur një 35-vjeçar ka goditur me automjetin që drejtonte shtetasin S. A., 58 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë.
Përplasja ka rezultuar fatale për 58-vjeçarin, i cili ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Policia e Tiranës ka konfirmuar ngjarjen, duke bërë të ditur se ndaj drejtuesit të automjetit po kryhen veprimet e nevojshme procedurale.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur përplasja, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar dinamika e aksidentit dhe përgjegjësia e mundshme e drejtuesit të mjetit.
“Tiranë-Rreth orës 05:45, në Fushë Prezë, shtetasi E. Xh., 35 vjeç, dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur shtetasin S. A., 58 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën. Me shtetasin E. Xh. po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia.


