Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Date:

Share post:

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7 maj 2026 në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar në Greqi dhe pritet të ekstradohen drejt Shqipërisë.

Në pranga kanë rënë Lulzim Tabaku, 37 vjeç, i dyshuar si autori i vrasjes me armë zjarri, si dhe Idriz Çelo, 40 vjeç, i dyshuar për përfshirje në konfliktin me sende të forta që i parapriu krimit.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke. Mësohet se 40-vjeçari Idriz Çelo qëndronte në ishullin e Korfuzit duke përdorur identitet të rremë, ndërsa të dy të ndaluarit ishin shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Ndërkohë, Gjykata e Sarandës kishte caktuar më herët masën e sigurisë “Arrest në burg” për të dy personat. Lulzim Tabaku akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim. Nga ana tjetër, Idriz Çelo akuzohet për “Moskallëzimi i krimit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Sipas hetimeve, krimi ndodhi në ambientet e lokalit në pronësi të viktimës, ku fillimisht kishte shpërthyer një konflikt me sende të forta mes disa personave. Në përplasje dyshohet se ishte përfshirë edhe 40-vjeçari Çelo, ndërsa më pas Tabaku dyshohet se ka qëlluar me pistoletë ndaj biznesmenit 66-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen.

“Policia e Shtetit/Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me homologët grekë, një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”.

Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit R. I., kryer më datë 07.05.2026, në ambientet e lokalit të viktimës, në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Kapet në Greqi edhe një shtetas i përfshirë në konfliktin me sende të forta që parapriu vrasjen e 66-vjeçarit. I ndaluari përdorte identitet të rremë, për qendrim në ishullin e Korfuzit.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional, ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u arrestuan provizorisht, në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit në kërkim:

-L. T., 37 vjeç, për të cilin Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim;

-I. Ç., 40 vjeç, për të cilin Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 07.05.2026, 37-vjeçari ka vrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasin R. I., 66 vjeç, në ambientet e lokalit të këtij të fundit, pas një konflikti me sende të forta, ndërmjet disa shtetasve, ndër ta, 40-vjeçari i kapur në Korfuz.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë rast.

Ndërkaq, në bashkëpunim me homologët grekë, Interpol Tirana po punon për finalizimin e procedurave për ekstradimin në Shqipëri, të 2 të ndaluarve”, njofton policia.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...