KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Date:

Share post:

Pas më shumë se 2 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, KQZ do të shpërndajë sot mandatet e qarqeve Fier, Durrës dhe Elbasan duke vulosur përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve.

Rrëzimi i ankimit të PD edhe në Kolegj Zgjedhor i hapi rrugë KQZ certifikimit të rezultatit në këto 3 qarqe ku opozita pretendonte manipulim të rezultatit edhe përmes fenomenit të trenit bullgar, por as rinumërimi nuk solli asnjë ndryshim.

Në Elbasan PD pësoi humbje të thellë dhe rezultati u nda 10 me 4 për PS. Në Durrës PD ruajti rezultatin 6 me 8 por me një rënie të thellë prej 10% krahasuar me zgjedhjet e 2021.

Edhe Fieri ishte një prej qarqeve ku opozita pësoi disfatë, 12 mandate shkuan për PS dhe vetëm 4 për PD. Ndërkohë, sa i takon kampit socialist pavarësisht se Zegjine Caushi humbi nga rinunërimi, KQZ pritet t’ia japë asaj mandatin e deputetit, pasi kandidatja Maldrita Bardho ka dorëzuar dorëheqjen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Emërohet administratori i ri i Ujësjellës Kanalizime në Durrës

Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar...

Aksident me vdekje në Durrës

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin...

E vetmja e llojit të saj, pas 83 vitesh gjendet në Detin Jon anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Tetëdhjetë e tre vjet pas fundosjes së saj, një nga silurueset më të rralla të marinës gjermane të...

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...