Plagosje me thikë në Durrës, një i moshuar përfundon në spital

Date:

Share post:

Një konflikt i çastit mes dy të moshuarve ka përfunduar me plagosje me thikë në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite, në lulishten pranë filialit të Postës Shqiptare, ku dy burra ishin duke luajtur domino kur debati mes tyre degjeneroi në dhunë fizike.

Sipas informacionit policor, 68-vjeçari me iniciale A. Zh. ka plagosur me mjet prerës shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Burimet policore sqarojnë se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe se vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Emërohet administratori i ri i Ujësjellës Kanalizime në Durrës

Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar...

Aksident me vdekje në Durrës

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin...

E vetmja e llojit të saj, pas 83 vitesh gjendet në Detin Jon anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Tetëdhjetë e tre vjet pas fundosjes së saj, një nga silurueset më të rralla të marinës gjermane të...

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...