Gjykata la në qeli 67-vjeçarin e penduar, plagosi fqinjin me thikë

Date:

Share post:

67-vjeçari Arben Shtraza, i cili tri ditë më parë plagosi me thikë një 70-vjeçar në Durrës, është shfaqur i penduar gjatë seancës gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë. Para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Sokol Mara, ai i kërkoi ndjesë familjarëve të të dëmtuarit, duke shprehur keqardhje për veprimin e tij.

Seanca u zhvillua mesditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Durrësit, ku u vendos masa e sigurisë “arrest me burg” për Shtrazën, i cili akuzohet për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”.

Ngjarja ndodhi të hënën në lulishten pranë sheshit “Pranvera” dhe filialit të Postës Shqiptare, ku viktima dhe autori, të dy fqinj dhe shokë të përhershëm loje, u përfshinë në një konflikt të çastit teksa luanin domino. Debati degjeneroi në dhunë fizike, ku 67-vjeçari goditi me thikë në bark shokun e tij.

I plagosuri ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e stabilizuar, por kërkon monitorim të mëtejshëm. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan: U vodhën bizhuteri me vlerë mbi 1.5 mln lekë

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e argjendarisë "Luani" në Paskuqan, ndërsa Komisariati i Policisë nr. 5 vijon...

Tym i bardhë/ Eric Wendt emërohet ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, duke...

Zjarret në Mallakastër vazhdojnë, ndërhyhet nga ajri

Ka rifilluar mëngjesin e kësaj të enjteje ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në masivin pyjor të...

I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

Pas afro tre dekadash në arrati, Sokol Hoxha është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë. I shumëkërkuari...