Zjarrvënia, fenomeni që po përvëlon tokat e pyjet, procedohen penalisht dy persona në Kavajë

Date:

Share post:

Në shumë zona rurale, djegia e mbetjeve nga banorët është ende një praktikë e zakonshme, e cila shpesh i kalon kufijtë e kontrollit dhe kthehet në rrezik serioz për mjedisin. Në përpjekje për të pastruar tokat apo për të asgjësuar mbeturinat, fermerë e banorë të fshatrave ndezin zjarre që përhapen me shpejtësi, duke djegur jo vetëm sipërfaqet e tyre, por edhe toka, pemë e vegjetacion përreth. Ky fenomen jo vetëm që dëmton natyrën dhe rrezikon jetën e njerëzve, por përbën edhe shkelje të ligjit, për të cilën gjithnjë e më shpesh po ndërhyjnë strukturat e rendit.

Dy shtetas janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në mënyrë të qëllimshme për djegien e mbeturinave, duke çuar në përhapjen e flakëve dhe djegien e sipërfaqeve toke në pronësi të tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh të Kavajës. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë janë nisur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për ndalimin e përhapjes së zjarrit.

Nga veprimet hetimore rezultoi se autorë të dyshuar janë shtetasit R. S., 66 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe dhe F. K., 70 vjeç, banues në Luz i Madh. Të dy janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Policia e Durrësit u bën apel qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, pasi përveç rrezikut të përhapjes së flakëve dhe dëmeve të mundshme, ky veprim përbën vepër penale dhe do të ndiqet sipas ligjit.

Gjithashtu, ftohen qytetarët që të denoncojnë çdo rast të zjarrvënies apo paligjshmërisë në numrin 112, duke iu garantuar anonimatin dhe reagimin e shpejtë të Policisë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...