Ritmet e Natës: Policia Ndërhyn për Prishjen e Qetësisë në Golem

Date:

Share post:

Ritëm apo qetësi pas mesnate?! Pushuesit ndahen, por policia zbaton ligjin që e ndalon muzikën. 

Policia e Kavajës ka intensifikuar kontrollet për zbatimin rigoroz të orarit të ndalimit të muzikës, me synim garantimin e qetësisë së pushuesve. Gjatë një operacioni në Golem, u konstatua se në një lokal po luhej muzikë e lartë, jashtë orarit, gjatë natës, duke shqetësuar banorët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë ndërhynë menjëherë, duke ndaluar muzikën dhe sekuestruar disa pajisje që gjeneronin muzikë. Policia ka proceduar penalisht administratorin e lokalit, shtetasin E. A., 28 vjeç, si dhe shtetasin A. M., 35 vjeç, të dy nga Tirana. 35-vjeçari kundërshtoi edhe punonjësit e Policisë gjatë sekuestrimit të pajisjeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e lokaleve të respektojnë orarin e ndalimit të muzikës dhe inkurajon qytetarët të denoncojnë rastet e prishjes së qetësisë publike, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme sipas ligjit.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...

Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e...

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...