Ja si do të ndahet Hekurudha Shqiptare

Date:

Share post:

Hekurudha shqiptare do të ndahet në dy shoqëri, në Administruesin e Infrastrukturës dhe në Sipërmarrësin Hekurudhor. Propozimi vjen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me anë të projektligjit për disa ndryshime në ligjin e mëparshëm “Për ndarjen e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” Sh.a.”, që nuk ka rezultuar efektiv, për shkak të kostove të larta që mbartte për ndarjen e HSH-së në 4 shoqëri.

Ky projektligj për disa ndryshime në ligjin e mëparshëm të vitit 2021 ofron në mënyrë të posaçme ndarjen ligjërisht të menaxhimit nga operimi në sektorin hekurudhor, duke krijuar subjektet vepruese në fushën e transportit hekurudhor, si Administratori i Infrastrukturës Hekurudhore dhe Sipërmarrësit Hekurudhor.

Projektligji i propozuar që është hedhur për konsultim publik online përmban gjithsej 9 nene dhe neni 1 i tij synon të bëjë ndryshimet përkatëse në nenin 1, paragrafi 1, të ligjit nr. 90/2021, ku nga 4 shoqëri pritëse, Hekurudha shqiptare sh.a të ndahet në dy shoqëri pritëse, përkatësisht në shoqërinë aksionare për infrastrukturën hekurudhore, që do të jetë dhe Administruesi i Infrastrukturës dhe në shoqëria aksionare hekurudhore për transportin e udhëtarëve dhe mallrave, si dhe për mirëmbajtjen e mjeteve lëvizëse, që do të funksionojë dhe njihet si Sipërmarrësi Hekurudhor.”

Gjithashtu, në këtë nen parashikohet që të bëhet një ndryshim në pikën 2, të nenit 1, me qëllim që e drejta e pronarit të shoqërive, të ushtrohet nga ministria përgjegjëse për transportin hekurudhor. Kjo me qëllim dhe menaxhimin më me efikasitet, të këtyre shoqërive, duke pasur në vëmendje që politikat për këtë sektor të transportit bëhen nga ministri përgjegjës për transportin hekurudhor.

Në dokumentet e bëra publike zyrtarisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tregon edhe arsyet se pse nisma në vitin 2021 nuk rezultoi e suksesshme.

“Që nga miratimi dhe hyrja në fuqi e ligjit nr. 90/2021, akoma nuk është realizuar ndarja e parashikuar në katër shoqëri pritëse, Sh.A. për Infrastrukturën Hekurudhore, për Transportin e Udhëtarëve, për Transportin e Mallrave dhe për Mirëmbajtjen e Mjeteve Lëvizëse, ku si arsye kryesore qëndrojnë kostot për krijimin e katër shoqërive, mungesa e burimeve njerëzore dhe të ekspertëve për secilën prej tyre dhe funksionimin dhe menaxhimin e tyre në praktikë.”

Në relacionin e projektligjit të hedhur për konsultim publik thuhet se ky ndryshim bëhet në kushtet kur hekurudha shqiptare po shihet si një sektor strategjik zhvillimi dhe Bashkimi Evropian kërkon rregullimin në përputhje me legjislacionin e saj, me qëllim nxitjen investimeve të huaja dhe projekteve të financuara nga BE.

Ministria ka hedhur për diskutim për grupet e interesit si çështje kryesore lidhur me këtë nismë ligjore pyetjet:

A mendoni se përmbajtja e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2021, “Për ndarjen e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare sh.a””, vendos në mënyrën e duhur standartet e kërkuara nga direktiva Evropiane 2012/34/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 21 nëntor 2012, “Për krijimin e një zone të vetme evropiane hekurudhore” me qëllim të bëjë efektive dhe të zbatueshëm dispozitat e Kodit Hekurudhor?

A mendoni se ka elementë të tjerë që duhet të përfshihen në këtë projektligj?

©️zërionline

 



 

 

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...