Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Date:

Share post:

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj.

“Me këtë sprovë që ju do të kaloni sot dhe në tre ditët e tjera të provimeve ju hapni rrugët e jetës suaj, qoftë në sektorin e punësimit e profesioneve të ndryshme që do të zgjidhni, apo në universitetet ku keni dëshirë të vazhdoni studimet tuaja. Kudo nxënësit shqiptarë kanë shkëlqyer, prandaj ju keni punuar fort dhe ia keni dalë me sukses të vini në derën e provimit. Suksesi do të jetë me ju! Mos e humbni besimin, sepse jeni më të mirët”, tha ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në mesazhin drejtuar maturantëve.

Nxënësit duhet të paraqiten në shkolla në orën 08:30, ndërsa provimi do të zhvillohet nga ora 10:00-12:00.

Sipas njoftimit të publikuar më herët nga Ministria, ndalohen rreptësisht telefonat celularë dhe orët smart gjatë zhvillimit të testimit.

Nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi, kartë ID ose pasaportë, dy stilolapsa, vizore të vogël, makinë llogaritëse të thjeshtë, si dhe një shishe me ujë.

Për sa i përket veshjes, kërkohet uniforma e shkollës, ndërsa në mungesë të saj lejohet bluzë dhe xhinse.

Procesi do të vijojë më 9 qershor me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllet më 23 qershor me provimin me zgjedhje.

Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën 43-vjeçari 

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të kësaj të marte në Lushnjë. Mjeti tip...