Nuk ka më boks për Imane Khelif, boksierja algjeriane fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Paris 2024 që ishte në qendër të një rasti kontrovers që bëri xhiron e botës.
Lajmi për tërheqjen e saj u dha nga ish-menaxheri i saj.
“Imane e ka lënë botën e boksit. Aktualisht i ka ndërprerë të gjitha. Nuk ka rifilluar as të stërvitet. Pas asaj që ndodhi në Olimpiadë… Në çdo rast, ajo do t’i nënshtrohej të njëjtit lloj testesh nëse do të bëhej profesioniste. Bën ndonjë seancë stërvitore në Algjeri ose shkon në Katar, në qendrën kombëtare të performancës, për të vazhduar stërvitjen, por asgjë më shumë. Dhe pastaj udhëton kryesisht për kontrata sponsorizimi”, tha Nasser Yefsah për Nice Matin.
©️zërionline


