Zhbllokohet Kosova! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit

Date:

Share post:

Pas gati 6 muajsh ngërç politik, deputetët e Kosovës kanë zgjedhur ditën e sotme me shumicë votash, Dimal Bashën si kryetar të Kuvendit.Dimal Basha, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, mori 73 vota pro, ndërsa 30 deputetë votuan kundër. Ishte hera e dytë që emri i Bashës u propozua për kryeparlamentar dhe një nga emrat e pestë të propozuar nga LVV.Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, Basha shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë, duke theksuar përgjegjësinë që sjell kjo pozitë dhe rëndësinë e bashkimit kombëtar për mbrojtjen e sovranitetit të vendit.Ai vlerësoi sakrificën e gjeneratave të kaluara dhe rolin themelor të grave në ndërtimin e një shoqërie demokratike. Në një mesazh uniteti, Basha theksoi se Kosova ka dëshmuar se është një vend demokratik edhe në sfidat më të vështira.“Faleminderit për besimin tuaj. Ndjej përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica të panumërta, mbi gjakun, mundin që besuan se e ardhmja e vendit ishte më e madhe se sa vetë jeta. Një falenderim i madh shkon për gratë dhe nënat, që mbeten një themel i shëndoshë për vendin. Përulje dhe falënderim për të gjitha gratë dhe vajzat që kontribuuan për një shoqëri të fortë dhe demokratike.Sot kjo republikë qëndron e pavaru në krah të vendeve mike. Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj. Ka disa muaj që Kuvendi është ballafaquar me një problem që s’është hasur më herët, por që është i pranishëm edhe në vendet mike. Gjithçka ka ndodhur në konturat e një vendi demokratik. Kjo është dhe një herë dëshmi, se Kosova është një vend demokratik. Në rastet më të vështira, ky popull ka dëshmuar se mund të lerë mënjanë diferencimet dhe të ngrihet për kauza të përbashkëta. Duhet të jemi të bashkuar në qëllimet tona, mbrojtja e sovranitetit të vendit tonë për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”, tha Dimal Basha.

Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.Kush është Dimal Basha?Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt. Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke u diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.”Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School University,” po ashtu në New York.Me një përvojë të pasur profesionale, Dimali ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së.Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe ShBA.Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate, duke përfaqësuar Lëvizjen Vetëvendosje! Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.

spot_img

Artikuj të lidhur

I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës e dënon me 3 vite burg

Policia e Sarandës ka bërë sot ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj 43 vjeç banor i...

“Makina përfundoi në trotuar”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që në gjendje të dehur përplasi për vdekje fëmijët

Gjykata e Durrësit ka lënë arrest në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi i cili në gjendje të hequr përplasi...

Kur dhembja kthehet në spektakël

Vali Qyrfyçi Nuk i shpëtova, as këtë mëngjes herët, zakonit të kontrollit të celularit sa hap sytë. Tre mesazhe...

“Më çmend sonte ose…”/ Akuzoi shqiptaren se e kishte kthyer në skllav seksual, indiani gënjeu dhe për vdekjen e babait për të përfituar

Lajmi se shqiptarja Lorna Hajdini, një nga drejtueset e bankës “JPMorgan Chase”, kishte ngacmuar dhe detyruar një punonjës...