Gjykata e Durrësit lë në qeli dy të rinjtë që qëlluan mbi policinë

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Ardit Domin dhe Lorenc Çalin, dy të rinjtë nga Shijaku, fshati Bilalas, që u përfshinë në një përplasje të armatosur me policinë pak ditë më parë. Të dy akuzohen nga Prokuroria e Durrësit për “vrasje të punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “vjedhje me armë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Në sallën e gjyqit ata u përfaqësuan nga avokatë të caktuar kryesisht, pa mbështetjen e familjarëve.
Ngjarja kriminale, në të cilën u përfshinë të dy, ndodhi në orët e para të së dielës, kur policia tentoi të ndalonte automjetin e vjedhur me të cilin po udhëtonin Domi dhe Çali. Ata refuzuan t’i bindeshin urdhrit dhe u larguan me shpejtësi, duke nisur ndjekjen policore. Pranë Vorës, në vendin e njohur si Çezma e Pikëzës, automjeti i tyre doli nga rruga, por të rinjtë vijuan rezistencën duke qëlluar me breshëri automatiku ndaj forcave të policisë.
Në përpjekje për t’i neutralizuar, policia u kundërpërgjigj me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Ardit Domi mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital ku dhe u arrestua, ndërsa Lorenc Çali u kap dhe u vu në pranga. Automatiku i përdorur gjatë sulmit u sekuestrua si provë materiale.
Pavarësisht plagës në qafë, Domi u paraqit në seancën gjyqësore. Të dy të rinjtë do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...